Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky lajmëroi se ka rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pranë lumit Pripyat.
Në një deklaratë nga zyra e Zelensky-t thuhet se dy delegacionet do të takohen pa asnjë parakusht.
Dakordësia është marrë pas bisedës së Zelensky-t me homologun e tij, Alexander Lukashenko.
“Pranuam që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa asnjë parakusht në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësi se gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të qëndrojnë në tokë”, thuhet në deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje