Ne rrjet

Putin aktivizon armët bërthamore, reagon ShBA: E papranueshme

Vladimir Putin urdhëroi strukturën speciale të ushtrisë që menaxhon sistemin mbrojtës bërthamor, që të jetë në gatishmëri maksimale.

Udhëzimi i Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS është dhënë gjatë një mbledhjeje të këshillit të sigurisë në Kremlin.

Në këtë takim, Putin i ka cilësuar sanksionet e perëndimit “jolegjitime” dhe ka urdhëruar gjendjen e gatishmërisë për forcat e mbrojtjes bërthamore.

“Vendet perëndimore jo vetëm që po vendosin sanksione armiqësore ndaj nesh, por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive kundrejt Rusisë. Për këtë arsye urdhëroj gatishmërinë e sistemit të strukturave të mbrojtjes bërthamore”, citohet Putin nga TASS.

Për të kuptuar goditjen që i japin sanskionet Putinit mjafton deklarata e Lukashenkos, që tha se “ato janë më keq se një luftë. Rusia po shtyhet drejt Luftës së Tretë Botërore”.

“Në një situatë si kjo duhet të jemi të përgjegjshëm për sanksione të tilla. Flitet për sektorin bankar, gazin, SWIFT. Është më keq se lufta. Rusia po shtyhet drejt një Luftë të Tretë Botërore. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i qëndrojmë larg kësaj, sepse lufta nukleare është fundi i gjithçkaje”, tha Lukashenko, sipas agjencisë Tass.

ShBA iu përgjigj këtij urdhri të Putin duke e cilësuar si të paprecedent dhe të papranueshëm.

“Kjo do të thotë se Putin vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne do të vazhdjmë të dënojmë aksionet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ambasadorja e ShBA në OKB, Linda Thomas.

Kërcënimi rus është nxitur, sipas mediave ndërkombëtare nga sanksionet e ashpra të Perëndimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë