Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka prezantuar të gjithë sanksionet e Shqipërisë kundër shtetit rus, ndër të cilat është bllokuar hapësira ajrore për avionët rusë dhe janë ngrirë asetet e Putin.
Ministrja tha se do ndalojnë përballjet sportive me Federatën Ruse deri në fund të pushtimit.
Këto masa do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Do të ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë. Sanksionet ekonomike: në financë, energji, transport dhe teknologji.
Xhaçka shtoi se po punohet për për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën.
“Agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo është një luftë e paligjshme ndaj një vendi që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë. Ne do t’i bashkohemi masave shtrënguese të BE-së dhe po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese, me karakter ekonomik dhe individual”, – tha ministrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje