Politike

Për herë të parë pas 40 vjetësh / Miratohet kërkesa e SHBA-Shqipëri për seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një kërkesë të SHBA-së dhe Shqipërisë për thirrjen e një seance të posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo është hera e parë në 40 vjet që Këshilli i Sigurimit bën një kërkesë të tillë.

Rusia votoi kundër rezolutës ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan nga votimi. Mbledhja urgjente do të mbahet sot.

Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria  & SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë“, shkruan Xhaçka në një postim në “Twitter”.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA dhe Shqipërisë për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës i OKB-së i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë speciale emergjente e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara të Lartësive të Golanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë