Politike

Alibeaj: Kush zgjedh partinë e Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Referuar një video të bërë virale tashmë në rrjetet sociale se si kryetari i PSD-së, Tom Doshi, flet për mbështetjen e hapur ndaj kandidates së PS-së për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni, nënkryetari i PD-së, Enkeleid Alibeaj tha përmes një deklarate për mediat se, “shkodranët më 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non gratat”. Alibeaj në këtë rast iu referua edhe Berishës.  

“Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, që ta ketë më pas për pazarin e radhës me Ramën.

Shkodranët me 6 mars do të duhet të zgjedhin nëse do t’i nënshtrohen krimit dhe korrupsionit të përcaktuar si  non grata nga SHBA, apo do ta shndërrojnë bashki në shërbim të tyre, në shërbim të qytetit.  Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin tuaj Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë