Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.
Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.
OBSH-ja tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente të oksigjenit përmes Polonisë.
“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH-ja tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballen gjithashtu me mungesë të zeolitit – një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.
Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje