Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen ‘shterpë’, palët do të takohen sërish

Takimi mes Ukrainës dhe Rusisë është mbyllur pas më shumë se pesë orësh bisedime me dyer të mbyllura, pa prodhuar asgjë konkrete sa i takon uljes së armëve.

Ukraina shkoi në këtë tryezë vetëm me një kërkesë urgjente, armëpushimin e menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse nga vendi i tyre.

Mediat ruse thonë se delegacionet janë tërhequr për konsultime në Moskë dhe Kiev dhe pritet që të ketë një raund të dytë bisedimesh brenda pak ditëve, po në të njëjtin vend, pra në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Përpara përfundimit të këtyre bisedimeve, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez, Macron.

Sipas mediave franceze, Putin ka kërkuar që marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çarmatosjes dhe denazifikimit të Ukrainës, si dhe garancisë se ky vend do të jetë neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus. Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.

“Putin konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar ndaj këtyre kërkesave”, thuhet në deklaratën e Presidencës franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë