Bota

Kievi: Mbi 5.700 ushtarë rus të vdekur në Ukrainë. OKB: 136 civilë të vrarë gjatë sulmeve

Gazeta Si – Zyrtarë të ushtrisë së Ukrainës thonë se 5710 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 5 ditëve luftime intensive në vend.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës tha se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase.

Ai tha gjithashtu se 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.

Këto bilance janë deklaruar nga pala ukrainase, ndërsa nga Rusia nuk ka asnjë të dhënë së fundmi, përveç se ditën e dielë kur autoritetet ukrainase pranuan se forcat e tyre kanë pësuar humbje.

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 5 avionë ushtarakë rusë gjatë natës. Këtë lajm e bëri të ditur këshilltari presidencial i vendit.

Në deklaratën e tij, thuhet se forcat ruse po përpiqen që të rrethojnë kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe qyetin Kharkiv.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se janë vrarë 136 civilë në Ukrainë gjatë 6 ditëve të luftës, duke përfshirë edhe 13 fëmijë. Ndërkohë, 400 civilë janë plagosur pasi trupat ruse lëshuan raketat në zonat e banuara, kut përfshihen 26 fëmijë të tjerë.

Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se shumica e këtyre viktimave ishin rezultat i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”.

“Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm t’i kontrollonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”, tha Throssell


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë