Një raund i dytë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për nesër (të mërkurën), raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një burim nga pala ruse.
Raundi i parë i bisedimeve që u zhvillua pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë të hënën përfundoi pas rreth gjashtë orësh pa ndonjë përparim, por të dyja palët ranë dakord për një raund pasues ditët në vijim.
Ndërkohë, Ukraina është në bisedime me aleatët e saj se si të mbështesë mbrojtjen e saj ajrore, tha të martën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Ai i bëri këto komente kur u pyet nëse NATO duhet të krijojë një zonë ndalim-fluturimi për të ndihmuar vendin pas pushtimit të Rusisë.
Ministria ruse e mbrojtjes në anën tjetër paralajmëroi banorët e Kievit që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi po planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.
Në një deklaratë të lëshuar pasditen e së martës, ministria e mbrojtjes thotë se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin “sulme me precizion të lartë” kundër “Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Qendrës së 72-të për Informacionin dhe Operacionet (PSO)” në Kiev.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje