Politike

Basha: Zgjedhjet e 6 marsit duhet të jenë një sinjal i fortë kundër të keqes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Vorë në mbështetje të kandidatit Ymer Marku ku zhvilloi disa takime me qytetarë ku disa prej tyre folën për vështirësi ekonomike por kritikuan edhe mënyrën se si u menaxhuan fondet për tërmetin.

Kreu PD, Lulzim Basha tha se zgjedhjet e të dielës duhet të jenë një sinjal i fortë kundër të keqes.

“Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve, e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Gjëja e parë me vendos drejtësi, se nuk është fillimi i një rruge. Prandaj e diela ka këtë rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptarët e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes. Të paktën keni njeriun tuaj që jua njeh hallet, jua qan hallet, e keni derën e hapur, e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të paktën ato taksat e bashkisë që ju I paguani njësoj siç paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që nuk merret vesh se çfarë pune por të shkojnë tek hallexhinjtë, të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në çadra, se kur ju thua që njerëzit jetojnë në çadra e kyçin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë…”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë