Bota

SHBA-të kërkojnë përjashtimin e një punonjësi rus nga OKB-ja: Është spiun!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Organizata e Kombete të Bashkuara që të përjashtojë një punonjës rus të sajin, të cilin e akuzojnë për spiunazh.

Misioni amerikan në ‘pallatin e xhamit’ ka shpjeguar se Uashingtoni “ka nisur procesin për të kërkuar përjashtimin e një agjenti të inteligjencës ruse, që punon pranë Kombeve të Bashkuara dhe që ka abuzuar me privilegjin e të qenit rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të hënën SHBA-të kishin kërkuar përjashtimin e 12 diplomatëve rusë nga OKB-ja brenda datës 7 mars, edhe ata të akuzuar për spiunazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë