Gazeta Si – Në ditën e 7 të luftimeve në Ukrainë, Rusia ka shtuar ofensivën. Pas bombardimeve intensive në Kiev (goditja e kullës televizive) dhe në qytete të tjera, parashutistët e Moskës zbarkuan në Kharkiv gjatë natës.
Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv, shtoi se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.



Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”. Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar, Khersoni ka rënë në duart e forcave ushtarake ruse. Nëse lajmi është i vërtetë, ky do të ishte qyteti më i madh i kapur nga rusë deri më tani.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e Kievit kanë vrarë rreth 6,000 ushtarë rusë në gjashtë ditë lufte dhe paralajmëroi Moskën se “nuk mund të fitojë me bomba dhe raketa”. Zelensky e postoi mesazhin në kanalin e tij Telegram.
Lajmet për përdorimin e mundshëm të bombave termo-barike dhe thërrmuese nga rusët shumohen, por Moska e mohon.
The regional police department building in Kharkiv was hit by a strike pic.twitter.com/Zeebiqhm9B
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 2, 2022
Presidenti amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij paraSenatit, foli gjerësisht për Ukrainën, ai e quajti Putinin një “diktator” dhe njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA për të gjitha fluturimet e linjave ajrore ruse.
Ndërkohë është rritur numri i viktimave civile. Një ditë më parë, në një fjalim dramatik në Parlamentin Evropian, Zelensky u kërkoi evropianëve të “dëshmojnë se janë me ne”. Presidenti është në një bunker në një vend sekret.
Rusia është gjithnjë e më e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe efektet e sanksioneve po ndihen tashmë në Moskë dhe qytete të tjera.
Оперативна інформація #Харків
— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) March 2, 2022
2 березня близько 08:10 у м. Харків внаслідок ракетного удару по будівлі СБУ у Харківській області, ГУ Нацполіції у Харківській області та будівлі Харківського національного університету ім. В. Н. Каразіна попередньо постраждало 3 особи. pic.twitter.com/GjAIpYooft
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje