Gazeta Si – “Mund të them se grupi elitar i Kadirovit që erdhi në Ukrainë për të eliminuar presidentin tonë, është neutralizuar”.
Sekretari i Këshillit Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Ukrainës, Oleksiy Danilov, i cituar nga agjencia “UNIAN”, njoftoi se kishte eliminuar komandon çeçene në ndjekje të Zelenskijt.
“Ne jemi të vetëdijshëm, – shtoi ai, – për operacionin special që duhet të ishte kryer drejtpërdrejt nga “kadirovitët” (çeçenë pro-rusë të lidhur me liderin Ramzan Kadyrov). Dhe mund të them se ne morëm informacion nga një njeri i FSB-së (inteligjenca ruse), i cili nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë luftë të përgjakshme”.
Komandoja çeçene thuhet se u neutralizua më 26 shkurt gjatë luftimeve në zonën e aeroportit Gostomel, rreth 40 kilometra nga Kievi.
Ushtria ukrainase, siç shkroi gazeta “Kyiv Independent”, do të kishte shkatërruar një kolonë prej 56 tankesh që i përkisnin forcave speciale çeçene, të ashtuquajturit “Kadirovët”, të quajtur kështu për shkak të presidentit çeçen Ramzan Kadyrov, toger i Kremlinit në Çeçeni, në Kaukazin rus, i akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Lajmi u konfirmua nga presidenca ukrainase.
Dhe, sipas “Channel 24”, gjatë luftimeve është vrarë edhe gjenerali çeçen, Magomed Tushayev, komandanti i regjimentit të 141-të të motorizuar të gardës çeçene, shumë besnik ndaj Kadirovit.
Ky i fundit, përmes Telegramit, sipas agjencisë “Interfax”, u kufizua në numërimin e “dy ushtarëve çeçenë të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur në luftën në Ukrainë”.
Burime të inteligjencës ukrainase, të cituara nga gazeta “Ukrayinska Pravda”, zbuluan se veprimi kundër komandos çeçene, ishte bërë i mundur falë një “bakshishi” nga një burim anonim, i cili u paraqit si “oficer i shërbimeve ruse të sigurisë”. Spiuni i Federatës Ruse ishte kundër luftës dhe donte të parandalonte vrasjen e udhëheqjes ukrainase.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje