Bota

Raundi i dytë Rusi-Ukrainë, përplasje për vendin e bisedimeve?

Gazeta Si – Kievi ka kërkuar zhvendosjen e vendit të raundit të ri të bisedimeve me Moskën nga Bjellorusia në një nga vendet fqinje.

Pas “jo”-së së Moskës, delegacioni ukrainas nuk duket se është gati të paraqitet në vendin e dakorduar, në rajonin e Brest-it të Bjellorusisë.

Kjo u raportua nga Yury Voskresensky, një analist bjellorus i afërt me organizatorët e takimit: “Delegacioni rus, – shpjegon ai, – është i gatshëm t’i mbajë negociatat vetëm në Bjellorusi për të shmangur provokimet”.

Sipas tij, “Kievi e ka refuzuar Belaya Vezha si një vend për bisedime. Ata propozuan transferimin e tyre në vendet fqinje”.

Sipas Voskresensky, delegacioni ukrainas nuk u paraqit në rajonin e Brestit të Bjellorusisë për negociatat që ishin paralajmëruar për mbrëmë dhe më pas u zhvendosën këtë të enjte.

Nëse do të takohen, Rusia dhe Ukraina pritet të diskutojnë për arritjen e një armëpushimi.

Sesioni i parë i negociatave u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë më 28 shkurt. Palët gjetën disa pika ku mund të projektoheshin qëndrime të ngjashme dhe ranë dakord për të vazhduar procesin e diskutimeve, sipas shefit të delegacionit rus Vladimir Medinsky.

Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë