Elysee publikoi një deklaratë zyrtare për bisedën telefonike mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Telefonata zgjati një orë e gjysmë dhe e treta që nga fillimi i konfliktit.
Macron telefonoi gjithashtu homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Fillimisht nuk kishte detaje mbi përmbajtjen e dy telefonatave përveçse Macron dhe Putin kishin dëgjuar njëri tjetrin për 90 minuta.
Por mediat ndërkombëtare cituan me vone se Vladimir Putin do të vazhdojë luftën e tij kundër nacionalistëve në Ukrainë “pa kompromis”.
Vetë presidenti rus i tha Emmanuel Macron-it, se objektivat e operacionit rus në Ukrainë, përkatësisht çmilitarizimi i tij dhe përcaktimi i statusit të neutralitetit, do të arrihen në çdo rast.
Ndërkohë një anije mallrash estoneze, Helt, u mbyt në brigjet e Ukrainës pranë Odessa pas një shpërthimi. Dy anëtarë të ekuipazhit thuhet se kanë arritur të shpëtojnë ndërsa katër janë të zhdukur.
Më herët, Presidenti rus Vladimir Putin i bëri presion presidentit francez Emmanuel Macron që të bëjë gjithçka është e mundur që të gjithë të huajt të evakuohen nga Ukraina. Këtë e ka raportuar Tass duke iu referuar përmbajtjes së bisedës telefonike.
Presidenti Emmanuel Macron pas bisedës me Vladimir Putin tha se “më e keqja nuk ka ardhur ende, Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën”
Emmanuel Macron i tha Vladimir Putinit se ai po bën “një gabim të madh” në lidhje me Ukrainën dhe presidentin e saj, se Ukraina nuk është një regjim nazist dhe se Putini po gënjen veten. Dhe ai shtoi: “Kjo që po bëni do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, Rusia do të izolohet, dobësohet dhe do t’i nënshtrohet sanksioneve për një periudhë shumë të gjatë”, thonë burimet franceze.
Më herët, te enjten, konferenca e Sergei Lavrov, ministrit të jashtëm enigmatik rus në detyrë që nga viti 2004, i cili i ka mbijetuar çdo ndryshimi të personelit të vendosur nga Vladimir Putin, u prit me interes.
“Jam i bindur se mund të gjendet një zgjidhje. Ne jemi gati të ulemi dhe të flasim. Por ndërkohë ne do të vazhdojmë operacionin tonë sepse nuk mund të përballojmë të ruajmë praninë e infrastrukturave në Ukrainë që kërcënojnë sigurinë e Rusisë. Nuk na mungon vullneti i mirë, por nuk do të lejojmë askënd të dëmtojë interesat tona. Çmilitarizimi i atij rajoni do të përfundojë në çdo mënyrë. Edhe nëse arrijmë një marrëveshje paqeje, dhe kam besim se kjo do të ndodhë, ajo do të duhet të përmbajë këtë pikë për çmilitarizimin e Ukrainës”.
Por Lavrov u tregua gjithashtu besnik linjës, madje ka shkuar aq larg sa të justifikojë vrasjen e civilëve ukrainas, duke fajësuar në praktikë Perëndimin
Ndërkohë, sipas raporteve nga agjencia ruse TASS, Moska është gati për një pauzë në konflikt për të “evakuuar civilët”.
Ministri rus i Mbrojtjes shpjegoi se është i gatshëm të garantojë “korridoret humanitare kudo dhe në çdo kohë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje