Bota

Zelenskij i ka shpëtuar tre atentateve. Moska thotë se është në Poloni, Kievi përgënjeshtron

Gazeta Si – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij, thuhet se u ka shpëtuar të paktën tre tentativave për vrasje në ditët e fundit që prej nisjes së luftës.

Gazeta britanike “The Times”, shkruan se mercenarët e grupit famëkeq “Wagner” të mbështetur nga Moska dhe forcat speciale çeçene, u akuzuan për “eliminimin” e presidentit të Ukrainës.

Rusët dhe ish-sovjetikët e republikave të Azisë Qendrore punojnë punojnë dhe veprojnë bashkërisht për “Wagner”-at.

Bëhet fjalë për një kompani sigurie që operon në Ukrainë, Siri dhe Sahel. Çelësi i sukseseve të dyshes Wagner-Putin është se ata nuk rëndojnë në arkën publike të Moskës. “Wagner” synon të paguhet nga vendet që “ndihmon”, ndërsa Moska vetëm jep një dritë jeshile. Një përjashtim është Ukraina. Atje Moska paguan nga xhepi i saj.

Megjithatë, gazeta pretendon se zyrtarët ukrainas janë informuar për planet nga disa anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Ruse, të cilët janë kundër luftës.

“The Times”, shkruan gjithashtu se grupi “Wagner” ka pësuar humbje në disa përpjekje për të vrarë Zelenskijn.

Është “shqetësuese” se sa mirë është i informuar ekipi i sigurisë i Zelenskijt, tha një burim. Një sulm dyshohet se u pengua të shtunën në hyrje të Kievit, ku dyshohet se u “eliminuan” vrasësit çeçenë.

Presidenti ukrainas dyshohet se “u largua nga vendi” dhe tani është “në Poloni”, thotë presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin në kanalin e tij Telegram, sipas raporteve të Tass.

Një lajm që nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase. “Okupatorët kanë përhapur një tjetër lajm të rremë, duke thënë se presidenti Zelensky është larguar nga vendi. Nuk është e vërtetë, presidenti është në Kiev me njerëzit e tij”, shkruan La Rada, kanali zyrtar televiziv i Parlamentit të Ukrainës, në kanalin Telegram.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë