Sport

Foto/ Lojërat Paraolimpike, duartrokitje dhe mallëngjim në parakalimin e Ukrainës

Një duatrokitje e gjatë ka pritur dhe shoqëruar parakalimin e delegacionit ukrainas gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Paraolimpike të Pekinit. Emocione dhe lot për situatën e vështirë që po kalon aktualisht populli ukrainas.

Delegacioni i sportistëve ukrainas hyri në pistën e stadiumit “Foleja e zogut” pas flamurit kombëtar dhe i veshur i gjithi me ngjyrat e tij, të verdhë dhe blu.

Numri 1 i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik, Andrew Parsons, u ngrit në këmbë për të duartrokitur në shenjë respekti dhe solidariteti për ukrainasit, të cilët po vuajnë agresionin rus. Nga ana e pjesëtarëve të delegacionit ukrainas nuk pati asnjë buzëqeshje apo shenjë feste në xhiron e parakalimit rreth stadiumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë