Gazeta Si – Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se korridoret humanitare për qytetet Mariupol dhe Volnovakha, janë hapur të shtunën në orën 10:00 sipas kohës lokale të Moskës. Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe për këtë ka pajtueshmëri edhe me autoritetet ukrainase, tha Ministria e Mbrojtjes sipas mediave ruse. Pak minuta më pas edhe Ukraina konfirmoi armëpushimin e përkohshëm në dy qytete. Kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko, njoftoi armëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale (07:00 GMT) dhe shtoi se administrata e tij po punon për detajet e evakuimit.
Por armpushimi duket se nuk ka funksionuar. Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që do të duhej të niste në Mariupol dhe Volnovaka në mëngjesin e së shtunës. Rusia ka fajësuar “nacionalistët” ukrainas për shkeljen e armëpushimit, që parashihte mundësimin e evakuimit të civilëve përmes korridorit humanitar. Por, Ministria e Jashtme ukrainase sërish ka fajësuar Rusinë. MPJ e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë, për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”. “Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuim të sigurt të civilëve, për dërgimin e ilaçeve dhe ushqimeve”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një postim në Twitter.

Por evakuimi i civilëve nga qyteti jugor i Mariupolit është shtyrë. Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se ky vendim ka ardhur pasi “pala ruse nuk i përmbahet armëpushimit dhe hedh granata në Mariupol dhe zonën përreth”. Autoritetet lokale u kërkojnë njerëzve të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.
Këshilli i qytetit të Mariupolit shton se negociatat janë duke u zhvilluar për të vendosur një armëpushim dhe për të siguruar korridorin e sigurt humanitar, për të cilin ishte rënë dakord deri në orën 16:00 me orën lokale të Moskës.
Ndërkohë, mbi 10 mijë ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i ofensivës në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga forcat e armatosura të Ukrainës në një përditësim të ri për humbjet e “armikut”, duke saktësuar se ndër të tjera, janë shkatërruar 39 avionë, 40 helikopterë, 269 tanke, 945 automjete të blinduara dhe 105 cop artileri.
Sipas Dmytro Ivanovyč Kuleba, ministri i Jashtëm ukrainas, Rusia ka zbatuar “taktika të tmerrshme” për të maksimizuar dëmet ndaj civilëve: “Bombardon zonat e banuara dhe infrastrukturat kritike, kërcënon centralet bërthamore”.
Ndërkohë, 66.224 burra janë kthyer nga jashtë për të luftuar pushtimin rus, thotë ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov: “Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm”, shkroi ai në Twitter.
Trupat po ruse thuhet se po përparojnë në termocentralin e dytë më të madh bërthamor të Ukrainës. Pas marrjes nën kontroll të uzinës në Zaporizhia, ushtria e Moskës po ecën përpara në disa fronte: sulmet në Kiev, Mariupol dhe qytete të tjera në Ukrainë vazhdojnë.
Ushtria dhe vullnetarët ukrainas përpiqen të rezistojnë, gërmojnë llogore, madje rekrutojnë civilë që zotërojnë dronë të vegjël, ndërsa ndihma e parë ushtarake e premtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa tashmë ka mbërritur.
Kryeministri ukrainas Zalenskij në një video, pasi mohoi raportet për fluturimin e tij jashtë vendit, dënoi NATO-n për dështimin për të krijuar një zonë ndalim-fluturimi.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa vlerësojnë hipotezën e sanksioneve të reja. Në Itali ka nisur gjuetia për pasuritë e oligarkëve që mbështesin Putinin: operacioni i parë është sekuestrimi i jahtit të Alexei Mordashov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje