Gazeta Si – Në ditën e parë të Paraolimpiadës dimërore të Pekinit ka surprizuar Ukraina, që ka fituar tri medalje të arta, tri medalje argjendi dhe një medalje bronzi, duke u pozicionuar menjëherë në vend të parë të tabelës së medaljeve.
Sukseset kanë ardhur të gjithë në biathlon, nga 33-vjeçari Grigori Vovçinskij në 6 km në këmbë dhe në 6 km dizabilitet viziv nga Oksana Shishkova për femra dhe Vitali Lukianenko për meshkuj, që doli para dy ukrainasve të tjerë, Oleksandr Kazik medalje argjendi dhe Dmitri Suiarko medalje bronzi.

Në një edicion të kushtëzuar nga pushtimi i vendit nga Rusia, për presidentin e Komitetit Paraolimpik ukrainas, Valerij Sushkeviç, është një mrekulli: “Është një mrekulli që jemi këtu për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike. Fitoret tona janë shenjë se Ukraina ishte dhe mbetet një vend i fortë”.
Gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Paraolmpike dimërore të Pekinit, presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Endrju Parsons, foli për paqe, por një pjesë e mirë e fjalimit të tij u censurua nga televizioni shtetëror kinez, CTV. “Dua ta nis me një mesazh paqeje. Jam i tronditur nga ajo që po ndodh në botë”, – tha Parsons, duke iu referuar pushtimit rus të ukrainës.
“Jemi në një moment dialogu dhe diplomacie, jo lufte dhe urrejtjeje”, – shtoi ai. Parsons u ngrit në këmbë dhe duartrokiti, teksa prezantoheshin 20 sportistët nga Ukraina. Edhe kjo pjesë u censurua nga televizioni kinez, që e zëvendësoi me pamje nga stadiumi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje