Politike

Foto dhe video/ Mbyllet votimi në 6 bashkitë. Pjesëmarrja e ulët, deri tani rreth 30%.

Mbyllet orari zyrtar i votimit. Nga ora 7.00 e mëngjesit e deri në orën 19.00 të pasdites, rreth 650 mijë shtetas paten mundesine te votojnë sot (e dielë) për kryetarin e bashkisë në gjashtë njësi të vendit në një garë të hapur mes 19 kandidatësh që garuan nën siglën e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe “Lëvizja e Re” . 

Zgjedhjet për kryebashkiakun u mbajten në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Rreth 10 mijë zgjedhës kishin te drejte te votojnë për herë të parë, ndërsa nuk pati akt normativ nga qeveria pas kërkesës së KQZ-së që të votonin edhe ata të cilëve u kishte skaduar dokumenti i identifikimit.

Janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi u ngriten

Nga gjashtë bashkitë vetëm Vora votoi ndryshe.

Në dyzet e katër (44) qendrat e votimit në Vorë u zhvillua votim dhe me pas numërim elektronik c’ka do të thotë se fituesi për bashkinë Vorë do të shpallet brenda ditës së sotme (e diele)

Pjesëmarrja e deritashme sic raporton KQZ ka qenë e ulët. Në Durrës ky fenomen vërehet më shumë, por edhe ne bashki ku zgjedhjet e fundit eshte votuar masivisht si Lushnja, Dibra dhe Shkodra.

Ndërkohë në tre qendra (dy ne Shosh dhe nje ne Pult) të Dukagjinit nuk pati votim për shkak të kushteve të motit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Gazeta “Si”

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se votimi në Shkodër do të vijonte pavarësisht kësaj problematike.

Një ngërç u krijua në Vorë me komisionerët e PD që nuk u pranuan nga anëtarët e KZAZ 26 me argumentin se nuk janë banues të Vorës sic e kërkon ligji pavarësisht se për këtë cështje kishte një vendim të KAS-it që u mor në orën 2.oo të mëngjesit te se dieles.

“Me një vendim të paprecedente tre anëtarë të PS bashkuan votën me anëtarët e LSI dhe kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve  të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës.

Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera.

Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar”, tha nga Vora nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku e cila dha një përgjigje tjetër për mediat se pse PD nuk kishte cuar komisionerë banues të Vorës sic e kërkon ligji. Tabaku tha se PD-ja kishte cuar një liste të dyte me njerëz më të kualifikuar.

Ndërkohë, PD njoftoi më vonë se kishte përgatitur kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë.

Perfaqesuesi i PS, Eridian Salianji

Por përfaqësuesi i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji, rrëzoi pretendimet e Partisë Demokratike se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë. Sipas Salianjit, problematika e PD-së për të gjetur komisionerë ka krijuar ngërçin, i cili ligjërisht është i zgjidhur pasi qendrat e votimit kanë kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.

“Për sa i përket problemit jo logjik është se PD ngre një problem mbi emërimin e anëtarëve, PD ka detyrimin ligjor t’i çojë pranë KZAZ-së banorë të bashkisë Vorë.

Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë nuk është shkelje e ligjit. Edhe në momentet që flasim partia Demokratike ka detyrimin të paraqesë komisionerë dhe të ushtrojë detyrimet që i jep ligjit për të organizuar procesin e votimit me anëtarët

Nuk e di për çfarë arsye ka ardhur kjo mungesë komisionerësh, për shkak të pamundësisë për t’i gjetur apo për të bërë pis procesin. Ne na intereson procesi dhe tashmë procesi është një proces ligjor pasi është miratuar kuorumi me 5 anëtarë”, tha Salianji.

Salianji u shpreh gjithashtu se padia e ngritur ndaj anëtarëve të Qendrës së Votimit në Vorë nga Partia Demokratike është pa bazë ligjore. Sipas tij, e vetmja që ka thyer ligjin në këtë histori është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila në prononcimin e saj nga Vora i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike, duke thyer heshtjen zgjedhore.

Ilirjan Celibashi duke folur nga Vora

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ishte në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie, pas problematikave të shfaqura, duke nisur që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit, te votimi familjar, që pretendon Partia Demokratike.

 “I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në zgjedhjet e 6 marsit se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në miradministrimin e procesit”, tha Celibashi.

Ai sqaroi se procesi do të vijonte edhe pas pretendimeve të PD për komisionerët.

“Nëse është kjo situatë kështu do të përfundojnë dhe do të jenë ata anëtarë që janë prezentë që do ta përfundojnë procesin e votimit”, tha ai, teksa shtoi që rezultati i Vorës do të dalë sapo të mbyllet procesi i votimit.

Kandidatët që votohen sot nga partitë në garë:

Partia Socialiste

1. Shkodër, Majlinda Angoni

2. Durrës, Emiriana Sako

3. Lushnje, Eriselda Sefa

4. Rrogozhinë, Edison Memolla

5. Vorë, Blerim Shera

6. Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike

1. Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

2. Dibër, Luan Haka

3. Vorë, Ymer Marku

4. Lushnje, Indrit Sefa

5. Durrës, Luan Hoti

6. Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L

1. Vorë, Lulzim Vrana

2. Dibër, Premtim Kryemadhi

3. Shkodër, Bardh Spahia

4. Durrës, Ardian Muka

5. Lushnje, Elton Bano

6. Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re

Dibër, Dritan Torba


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë