Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se konflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini këtë të diel, ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 11-të.
Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodhte në terren, tha Kremlini.
Sipas kushteve të Rusisë, kjo do të thotë dorëzim i Ukrainës dhe heqja dorë nga ambicia e saj për t’iu bashkuar NATO-s.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Putin tha se çdo përpjekje për të tërhequr procesin e negociatave do të dështojë.
Presidenti turk, Tajip Erdogan, në një bisedë telefonike i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin që të ndalonte pushtimi rus i Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje