Dy orë pas përfundimit të votimit në Vorë, edhe pse votimi ishte elektronik, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shpalli rezultatin e zgjedhjeve për atë bashki.
Në bashkinë Vorë fitues është kandidati i PS-së, Blerim Shera me 7530 vota. I dyti renditet kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” apo ndryshe si kandidati i Sali Berishës, Lulzim Vrana me 2589 vota.
Ndërsa i treti renditet kandidati i Lulzim Bashës apo thene ndryshe i PD-së zyrtare, Ymer Marku me 687 vota.
290 votues nuk zgjodhën asnjë kandidat. Ky është rezultati paraprak pasi atë përfundimtar pritet ta shpallë KZAZ e Vorës.
Gjatë ditës, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk u raportua asnjë problematikë për votimin elektronik, ndërkohë që nga Partia Demokratike pati një debat konstant lidhur me komisionerët e saj qe e kanë zanafillën pikërisht tek fakti se ata nuk ishin banorë të Vorës, sic edhe e kërkon ligji.
Të paktën ky ishte pretendimi kryesor i KZAZ së Vorës nga komisionerët e PS-së dhe LSI-së.
“Me një vendim të paprecedente tre anëtarë të PS bashkuan votën me anëtarët e LSI dhe kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve të marrë gjatë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera.
Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar”, tha gjatë ditës nga Vora nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku e cila dha një përgjigje tjetër për mediat se pse PD nuk kishte cuar komisionerë banues të Vorës sic e kërkon ligji. Tabaku tha se PD-ja kishte cuar një listë të dyte me njerëz më të kualifikuar
Përfaqësuesi i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji, rrëzoi më herët pretendimet e Partisë Demokratike se PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë. Sipas Salianjit, problematika e PD-së për të gjetur komisionerë ka krijuar ngërçin, i cili ligjërisht është i zgjidhur pasi qendrat e votimit kanë kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.
Pas debatit. edhe Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, mbërriti gjatë ditës në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie.
Ai sqaroi se procesi do të vijonte edhe pas pretendimeve të PD për komisionarët, sa kohë që ligji nuk e pengonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje