Rusia është e gatshme t’i japë fund operacioneve ushtarake në Ukrainë nëse Kievi pranon kërkesat e Moskës. Që do të thotë se ajo duhet tw ndryshojw Kushtetutën për t’u deklaruar neutrale (pra heq dorë nga anëtarësimi në NATO), e njeh Krimenë si një territor rus dhe njeh republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut në Donbass. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërkohë, Polonia, vendi fqinj i Ukrainës që po strehon me qindra mijëra emigrantë tha se nuk ka dërguar dhe nuk do të dërgojë luftëtarë në Ukrainë për të mbështetur mbrojtjen e vendit kundër Rusisë. Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydac, ka përsëritur mëngjesin e të hënës në një intervistë për Radio Zet. “Ne nuk do të hapim aeroportet tona dhe avionët polakë nuk do të luftojnë për Ukrainën,” tha ai. Megjithatë, zëdhënësi i qeverisë Piotr Mueller tregoi se një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, raportoi Associated Press.
Presidenti i SHBA, Joe Biden në anën tjetër përmes një video-konference me Macron, Scholz dhe Johnson do të diskutojë zhvillimet e fundit në Ukrainë në orët e ardhshme
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje