Gazeta “Si”-Avionët rusë bombarduan qytete në Ukrainën lindore dhe qendrore gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas. Bombat goditën periferitë e kryeqytetit, Kiev.
Në Sumy dhe Okhtyrka, në lindje të Kievit pranë kufirit rus, bomba ranë mbi ndërtesa banimi dhe shkatërruan një termocentral, tha udhëheqësi rajonal Dmytro Zhivitsky. Ai tha se kishte të vdekur dhe të plagosur, por nuk dha shifra.
Bomba goditën gjithashtu depot e naftës në Zhytomyr dhe qytetin fqinj të Cherniakhiv, që ndodhet në perëndim të Kievit.
Në Bucha, një periferi e Kievit, kryebashkiaku raportoi zjarr të rëndë artilerie.
“Ne nuk mund t’i mbledhim as trupat, sepse granatimet nga armët e rënda nuk ndalen ditën apo natën,” tha kryebashkiaku Anatol Fedoruk. “Qentë po i ndajnë trupat në rrugët e qytetit. Është një makth.”
Qeveria ukrainase kërkon hapjen e korridoreve humanitare për t’i lejuar njerëzit të largohen në mënyrë të sigurt nga Sumy, Zhytomyr, Kharkiv, Mariupol dhe periferitë e Kievit, përfshirë Bucha.
“Kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Ajo do të nisë luftën botërore, “tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmë gjatë një interviste me programin “Ëorld Neës Tonight” të ABC. Zelensky më tej thekson se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte: “Të gjithë ata që erdhën në tokën tonë, të gjithë ata që dhanë urdhrat … janë të gjithë kriminelë lufte”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje