Qeveria britanike parashikon që të ndërpresë importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Periudha e tranzicionit do të përdoret për t’i dhënë kohë tregjeve, bizneseve dhe zinxhirit furnizues që të gjejë burime zëvendësuese.
Një vendim të ngjashëm pritet ta marrë edhe Uashingtoni, duke bllokuar importin e naftës, por edhe gazit dhe qymyrit rus si një sanksion i mëtejshëm kundër luftës në Ukrainë.
Bashkimi Europian ka dalë kundër bllokimit të importimit të naftës ruse, por ka deklaruar se do të punojë për të ulur varësinë e kontinentit nga gazi rus.
Importet ruse në Britaninë e Madhe zënë 8% të totalit, ndërsa nafta ruse zë 18% të totalit të karburantit të importuar në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje