Kryeqyteti i Shqipërisë është renditur ndër vendet me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, e 229-a nga 255 qytete në renditje. (Sa më afër fundit të jetë renditja aq më e keqe jetesa)
Tirana është pozicionuar 7 vende më poshtë nga viti i shkuar dhe kjo sipas Numbeo, për shkak të çmimeve të larta të shtëpive në raport me të ardhurat, fuqisë së ulët blerëse, kohës së qëndrimit në trafik, sistemit të pafavorshëm të kujdesit shëndetësor.
Në indeksin e fuqisë blerëse, Tirana renditet e 122-ta, ku sa më pranë vendit të parë aq më mirë është renditja. Nga 255 vende, Shqipëria ndodhet në mes.

Në indeksin e ndotjes, ku sa më e ulët renditja, aq më i mirë vlerësimi, Shqipëria është në vendin e 243-të, ndër vendet më të ndotura në Europë.
Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave, sa më i ulët aq më mirë, Tirana është në vendin e 207-të, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat.
Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129-të në indeksin e sigurisë dhe e 245-a në indeksin e kujdesit shëndetësor.
Në indeksin e kohës së qëndrimit në trafik, Tirana është në vendin e 182-të. Indeksi i Klimës, më i lartë është më mirë, ku kryeqyteti renditet në vendin e 86.
Tirana renditet poshtë Kalkutës së Indisë dhe një numër më lart se Kasablanka në Marok.
Nga vendet e Ballkanit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.

Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.
Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.
Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.
Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka në Bangladesh; Lagos në Nigeria; Tehrani në Iran; Manila në Philippines.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje