Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka folur sërish për situatën në vendin e tij. Ai ka deklaruar se kërcënimi i Putinit për lëshimin e një arme bërthamore është një blof, ndërsa shtoi se të jesh vrasës dhe vetëvrasës janë gjëra të ndryshme.
“Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është i kotë. Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë të jesh vetëvrasës”, tha presidenti.
Më tej ai ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se edhe Polonia është në rrezik, duke theksuar se dëshiron të plani i Kremlinit është të shpërbëjë Evropën, ashtu siç po bën edhe në Ukrainë.
“Jam i sigurt që edhe Polonia është në rrezik. Putin dëshiron të shpërbëjë Evropën ashtu si Ukraina. Objektivat e Putinit janë Moldavia, Gjeorgjia dhe Baltiku”, shtoi Zelensky.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje