Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thyer heshtjen dhe ka folur pak e shumë si Lulzim Basha kur nënvizoi për mediat se PD-ja është në proces reflektimi dhe analize.
Bardhi ka thumbuar dorëheqjet e kolegëve Duma apo Gjekmarkaj kur tha se ne PD nuk duhet të qëndrosh vetëm në ditë të mira. Ndaj dhe kishte një përgjigje kur u pyet nëse ai vetë do të japë dorëheqjen
“Nuk mendoj e nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën në të cilën ndodhet PD por askush s’mund të mendoj që duke ikur i ikën përgjegjësive.
Ndaj reflektimi e analiza duhet të jetë i plotë i mirëmenduar brenda institucioneve të PD
Është gjëja më e thjeshtë për secilin që të themi po i ikim përgjegjësisë por demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra nga ato që i kanë dhënë besim e përgjegjshmëri në vendimmarrje.
S’mund ta trajtosh PD si një institucion që në ditë të mira qëndron aty e në ditë të vështira braktis PD ky nuk është modeli im në politikë”, tha ai.
“Modeli im nuk ka qenë kurrë që ka njerëz të pazëvendësueshëm në secilin prej institucioneve nuk mund ta thjeshtëzosh në dy emra apo tre karrige kjo është ti ikësh përgjegjësisë e ti braktisësh demokratët e mos mendosh për të ardhmen e PD”, vijoi Bardhi.
Çfarë reflektimi pret numri dy i partisë në një kohë kur PD-ja u rendit e fundit në zgjedhjet e 6 marsit?
“…Prej disa muajsh në PD që ka shfokusuar gjithë vëmendjen që do duhet te kishte partia më e madhe e opozitës në raport me interesin publik gjithë këtë periudhë problemi është shtuar dhe është trajtuar por as ka përfunduar as është zgjidhur në këtë kuadër ka nevojë për reflektim e analiza për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve dhe PD”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje