Politike

Pas takimit me grosistët e naftës, Rama shkon në Forumin Diplomatik të Antalias

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e të premtes në Turqi, ku është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Rama ka shkuar në Antalia, ku do të zhvillohet Forumi Diplomatik.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i takimit me Erdogan. Kryeministri Edi Rama shoqërohej në takim nga ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias, është “Rikodimi i diplomacisë”. Ky Forum do t’i zhvillojë punimet, nga 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë