Gazeta Si – Një alarm i Koresë së Veriut mbërrin nga Uashingtoni, SHBA. Ndërsa bota është në ankth nga lufta në Evropë, Kim Jong-un intensifikon përgatitjet e tij raketore.
Më 27 shkurt dhe 4 mars, koreano-veriorët lëshuan dy raketa, të cilat, sipas Phenianit, janë pjesë e një projekti për të vënë në orbitë një satelit zbulues (spiun).
Por në analizën e Pentagonit, të dy transportuesit në fakt përmbanin përbërësit kryesorë të “një ICB-je të re, e cila u parakalua në tokë në një paradë të vitit 2020” (atëherë quhej Hëasong-17).
Bëhet fjalë për një ICBM (Raketë Balistike Ndërkontinentale), gama e veprimit të së cilës ende nuk është vlerësuar.
Inteligjenca amerikane mendon se Kim ka urdhëruar një provë gjenerale në funksion të lëshimit të raketës së re, e cila do t’i jepte fund përfundimisht moratoriumit të lëshimeve të afta për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën ishte zotuar “Marshalli” i Koresë së Veriut në vitin 2018, gjatë afrimit me Donald Trump.
Në vitin 2017, Pheniani kishte lëshuar tre raketa ICBM, duke bërë që Trump të kërcënonte me “zjarr dhe tërbim” për të asgjësuar regjimin e Kim-it.
Duke krahasuar të dhënat nga dy testet e 27 shkurtit dhe 4 marsit, analistët mendojnë se Hëasong-17 mund të ketë një rreze prej 13,000 kilometrash, e mjaftueshme për të kërcënuar të gjitha qytetet në Shtetet e Bashkuara. Për të lëvizur në paradë, raketës i duhej një mjet transporti me 11 boshte.
Në vitin 2022, koreano-veriorët kanë kryer tashmë 9 prova raketore: 7 në janar, më pas u ndalën për të respektuar armëpushimin olimpik gjatë Lojërave të Pekinit.
Ata rifilluan aktivitetin eksperimental më 27 shkurt, nën mbulesën e luftës së Ukrainës. Në të njëjtat ditë, Koreja e Jugut po bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale.
Konservatori Yoon Suk-yeo, një kandidat i opozitës, u zgjodh në 9 mars. Ai do të marrë detyrën në maj, duke pasuar Moon jae-in progresiv, i cili kishte udhëhequr përpjekjet për t’u rilidhur me Veriun.
Gjatë fushatës zgjedhore, Yoon premtoi një qasje më të ashpër se Seuli “kundër armikut të Koresë së Veriut” dhe u zotua të rifillojë vendosjen në territorin e Koresë së Jugut të sistemit të mbrojtjes raketore amerikane “Thaad” (Terminal High Altitude Area Defense), i ngrirë për shkak të sanksioneve zvarritëse të vendosura nga Kina, e bindur se pajisja destabilizon sistemin e saj mbrojtës.
Edhe pse dhe kur flakët e luftës të shuhen në Evropë, duhen bërë llogaritë me vatrat në Azi, nga Tajvani deri në gadishullin Korean.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje