Politike

Pas iranianëve e afganëve, Rama hap dyert e Shqipërisë edhe për nigerianët

Pas iranianëve e afganëve, Shqipëria do të hapë dyert edhe për nigerianët, që u largohen konflikteve lokale kryesisht në veri të vendit, ku veprojnë grupe ekstremiste fetare.

“Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri se është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish, po Afganistani, që u tha se do të vijmë të sjellim paqen e demokracinë dhe i lamë edhe më keq se 20 vjet më parë dhe i lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje”, tha Rama duke folur në një forum për diplomacinë në Antalia të Turqisë.

Rama u shpreh se “ndjehej i turpëruar kur i thonë se sa mirë e ka bërë Shqipëria që ka hapur dyer”.

“Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E mira e udhëheqjes si Shqipëria është se thua atë që mendon, se nuk duhet të marrësh vendime shumë të mëdha”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë