Bota

Kievi drejt rrethimit, bombardime edhe pranë kufijve të BE. Zelenskij ka një apel për nënat ruse

Gazeta Si – Natë e re bombardimesh dhe alarmesh në Ukrainë. Sulmet ajrore ruse në Kiev – tani në kontrollin e ushtrisë ruse – kanë përfshirë qytetet e perëndimit të vendit, pranë të BE-së me Poloninë fqinje që gjithsesi është në gatishmëri.

Karvani rus, i cili qëndroi i palëvizur për ditë të tëra në rrugën për në Kiev, është ripozicionuar në pyje, që sipas ekspertëëve ushtarakë do të ishte një prelud i sulmit ndaj kryeqytetit.

Trupat ruse vazhdojnë manovrën e tyre për të sulmuar disa qytete: Mariupoli është i rrethuar plotësisht, ndërsa bombardimet janë kryer në jug të vendit, në Mykolaiv në Detin e Zi, në veri të Krimesë dhe forcat me artileri të rëndë raportohet se po i afrohen Kievit.

Presidenti ukrainas Zelensky, në një video-mesazh, tha se mijëra ushtarë rusë janë zënë rob dhe nisi një apel: “Nëna ruse, mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë kundër Ukrainës”.

“Mos u besoni premtimeve se ata thjesht do të dërgohen diku për të bërë stërvitje ose në situata jo luftarake, – thotë Zelenskij. – Zbuloni se ku është djali juaj dhe nëse keni edhe dyshimin më të vogël se ai mund të dërgohet në luftë kundër Ukrainës, veproni menjëherë. Mos e dënoni fëmijën tuaj me vdekje ose burg. Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë, por ne do të mbrohemi aq sa duhet”.

Ndërkohë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është rikthyer për të kërkuar avionë ushtarakë për të ndaluar “krimet e luftës” të kryera nga pushtuesit rusë.

“1582 civilë u vranë në 12 ditë dhe madje u varrosën në varre masive si ky”, shkruan Kuleba në Tëitter, duke postuar një foto të një vargu thasësh me kufoma të varrosura.

Rreth 70% e rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore, është pushtuar nga trupat ruse.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Serhiy Haidai, sipas të cilit pjesa e mbetur ende nën kontrollin e Kievit i nënshtrohet bombardimeve të vazhdueshme.

Haidai ka shkruar në një postim në Facebook se aktualisht nuk ka korridore humanitare që të lejojnë popullsinë të largohet i sigurt nga rajoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë