Nga dr. Koço Danaj – Zoti Lavrov. Ju në intervistën tuaj dhënë nga Turqia krahasuat Kosovën me Krimenë. Ky është një gabimi i madh. Pse?
Kosova ishte territor shqiptar që iu dha Sërbisë në mbledhjen kriminale të Londrës të vitit 1913. E dini ju këtë zoti Lavrov? Po telegramet e ish ambasadorit rus Bekendorf i keni lexuar? Ndoshta jo.
Ju në tavolinën tuaj keni një libër me titull: Konferenca e Londrës një Kazino Politike. Libri është në gjashtë gjuhë të huaja, pra dhe në rusisht. Këtë libër e ka dhe ambasadori juaj në Tiranë Afanasiev. Autori I këtij libri jam unë që po ju shkruaj. (Fatkeqësisht, zoti ministër, ju dhe ambasadori juaj nuk morët mundimin të thoni një frazë kortezie sic bënë shumë të tjerë në Europë që edhe mund të mos jenë dhe nuk janë dakord. Por kjo nuk ndryshon asgjë në informacionet qe përmban libri në lidhje me Konferencën e Londrës).
Ashtu sikurse dhe ju e dini, kjo Kazino politike i mori kombit shqiptar 70 mijë km katrore duke ia dhënë Sërbisë, Greqisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Italisë, etj.
Pse nuk e denonconi ju zoti ministër i jashtëm i Rusisë? Ambasadori juaj i 1914 Bekendorf në telegramet e tij e thotë shumë qartë këtë. Ju kërkoni një të dhjetën e Rusisë në Ukrainë dhe këtë e quani të drejtë. Ne kërkojmë 70 përqind të Shqipërisë Natyrore dhe ju e kini konsideruar vazhdimisht, ashtu si dhe së fundmi në Antalia, të padrejtë. Madje, na akuzuat rëndë. Gjynah për një diplomat me aq shumë përvojë sa jeni ju.
Zoti Lavrov,
Unë jam pjestar i një kombi të vogël për ju. Por ne kemi të drejtën me vehte. Pse vazhdoni ta mohoni dhe fshihni këtë të drejtë? Ju dhe aleatët tuaj përdorni termin Shqipëri e Madhe siç bëtë kohët e fundit. Ne shqiptarët përdorim termin Shqipëri Natyrore.
Nocioni që përdorni ju dhe diplomatë të tjerë europianë është një nocion nazi fashist. Ai lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop në prill 1941.
Nocioni që përdor unë lindi në 28 Nëntor 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrorë
Me kë jeni ju zoti ministër: me fashistët apo nazifashistët. Bëhuni i sinqertë: jeni me Taras Bulbën apo Stepan Banderën?
Zoti ministër të jesh i vogël si territor, nuk do të thotë të jesh i pamënçur, nuk do të thotë të jesh i paditur. Ju e njihni historinë e afërt. Të paktën merrni shëmbull nga Nikita Hrushov ish udhëheqësi juaj në gjysmën e viteve 1950-1960 ………..
Po ju sjell dy shëmbuj, një i vitit 1954 dhe i dyti në vitin 1960.
(Marrë nga profili në facebook i autorit)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje