Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai është fitues i çmimit “Pulitzer” në gazetari.
“Korrespondenti 51-vjeçar i Neë York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve”, shkruan La Republica.
Lajmi është dhënë nga kreu i policisë, Andrei Nebitov. Në Twitter janë shpërndarë foto të dokumentacionit të gazetarit që duket se vërtetojnë vrasjen e tij.

Sipas postimeve në mediat sociale këtë të diel, Policia e Kievit tha se një tjetër gazetar amerikan u plagos nga trupat ruse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje