Politike

Basha fajëson Berishën për 6 marsin dhe ‘i përvidhet’ sërish dorëheqjes: ‘Non grata’ s’mund të rikthehet

Para kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur të njëjtin qëndrim që ndau me grupin parlamentar, duke u shprehur i gatshëm për çdo vendimmarrje, pa përmendur dorëheqjen, por duke përjashtuar Sali Berishën nga e ardhmja e PD-së.

Faturën e humbjes dhe rezultatit të dobët të gjashtë marsit, Basha ja faturon përjashtimit të Berishës më 9 shtator, por u tha kryetarëve se grupi parlamentar i qëndron ende këtij vendimi edhe pas 6 marsit.

“Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve, por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata”, shtoi ai.

Rikthimin e Berishës e cilësoi si katastrofik për PD-në.

“Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. 9 Shtatorin nuk e zhbëjmë, dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral”, citohet Basha.

Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve nga qeverisja e Ramës është e madhe dhe detyra e PD-së është që sa më parë të jetë në shërbim të qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë