Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej në Elbasan për Ditën e Verës ka deklaruar se i vetmi mekanizëm për bashkimin e demokratëve është vota e lirë.
I pyetur nga gazetarët nëse Berisha do “sakrifikohet për ideal të PD”, ai tha: “Nuk po mbroj asgjë tjetër përvec votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’i lëmë blofin në dorë ”
Berisha iu referua në këtë rast ngjarjeve në PD dhe përpjekjeve të dukshme nga ana e Bashës që në rast dorëheqjes të këtij të fundit në PD të hapet një garë pa Berishën, që do të thotë që pasardhësi të përcaktohet nga Basha.
Berisha ishte në Elbasan ku uroi qytetarët për Ditën e Verës, me shpresën siç tha ai që shqiptarët të sjellin ndërrimin e pushtetit.
“Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët të sjellë nderimin e madh që ata presin, ndërrimin e narko shtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor”, u shpreh ish-kryeministri.
“Një urim të përzemërt kam për ata shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve sheshet për të protestuar kundër një politike cinike të pashpirte, e cila përdor si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike të pajustifikuar të rritjes së çmimeve”, tha Berisha duke iu referuar protestave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje