Politike

Salianji zbërthen lëvizjen e Bashës: Humbësi nuk mund të caktojë pasardhësin në parti

Në Partinë Demokratike po evidentohen dukshëm tre rryma njëra që kërkon bashkimin e të gjitha palëve ku në garë të jetë edhe Berisha, tjetra që kërkon largimin e Bashës dhe hapjen e një gare për kryetar por pa përfshirjen e Sali Berishës dhe tjetra që thotë se zgjidhja me e mire për PD-në është Basha kryetar.

Nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar e PD-së u kuptua qartë nga besniket e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi që Basha të dorëhiqej por me kushtin që as Berisha të mos i qasej PD. Që në një farë mënyrë do të thotë hapja e një gare me emra të paracaktuar.

Ervin Salianji aktualisht nënkryetar i grupit parlamentar i PD-së që ka folur më shkoqur për dorëheqjen e Bashës komentoi në Facebook se humbësi nuk mund të caktojë pasardhësin në parti, pasi përvoja tregoi se kjo ishte një eksperiencë e dështuar, duke iu referuar në këtë rast largimit të Berishës dhe drejtimin në parti nga Basha      

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën,  shoqëria e braktisi po ashtu!

Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!

Vota ishte kundër tij!”, komentoi Salianji.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë