Politike

“Foltorja” rikthehet në PD, Indrit Hoxha: Basha është shkarkuar të hapë garën për kryetarin

Përfaqësues të “Foltores” kanë tentuar të futen në selinë e Partisë Demokratike me argumentin se duan të bëjnë një mbledhje për riorganizimin e partisë.

Demokratë nga njësia numër 8 në Tiranë kanë kërkuar që të hapet gara për zgjedhje në PD.

ldy lule te vendosura nga demokratet e njesise 8 qe mbeshtesin foltoren e Berishes

Në pamundësi për tu futur në seli, në shenjë simbolike ata vendosën dy lule në hyrje te selisë, ndërsa një prej tyre, Indrit Hoxha tha për mediat:

 “Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi. Detyra e sotme e tij është që të largohet nga zyrat e selisë së PD-së. Të dorëzojë logon e konfiskuar që është marrë peng nga shumë njerëz, jo vetëm Edi Rama. Të hapë rrugën për zgjedhjet në PD sipas standardit një anëtar, një votë.

Blofet dhe fasadat që po luhen në selinë e PD e dëmtojnë atë. Këta janë anëtarët e njësisë 8, që e kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kërkojnë hapjen e garës dhe procesit për këdo që kërkon të ballafaqohet me votën e anëtarësisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë