Për ditën e 6-të radhazi qytetarët janë grumbulluar para kryeministrisë, ku protestojnë kundër rritjes së çmimeve në vend, kryesisht ato të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.
Në fjalën e tyre protestuesit e kanë vënë theksin te tri kërkesa kryesore që kanë ndaj kryeministrit Edi Rama, madje kanë vënë edhe një afat kohor për plotësimin e tyre.

Protestuesit kërkojnë konkretisht nga kreu i qeverisë që të anulohet taksa e qarkullimit mbi naftën, të pezullohet akciza mbi karburantet dhe të miratojë një ligj për minimumin jetik. Për këto kërkesa është vënë edhe një afat deri në fund të kësaj jave nga ana e protestuesve.
Paketa sociale që ka miratuar qeveria, sipas protestuesve, nuk është e përshtatshme, pasi anashkalon një pjesë të popullsisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje