Bota

Paralajmërimi i Guterres: Lufta nukleare nuk imagjinohej, sot kërcënim real

Gazeta Si – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë “kërcënon gjithë njerëzimin”. Ai e përshkruan rritjen e nivelit të alarmit nga ana e Rusisë për forcat e saj nukleare si një “zhvillim të akullt”, duke shtuar se “perspektiva e një konflikti nuklear, që dikur konsiderohej e paimagjinueshme, tashmë është mundësi reale”.

Guterres ka kërkuar t’u jepet fund armiqësive sa më parë dhe negociata të bazuara mbi principet e “Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Antonio Guterres. Gazeta Si, 14 mars 2022

“No-fly zone, – ka shtuar drejtuesi i lartë, – është një çështje që është analizuar nga shumë vende, që pretendojnë se sjell rrezikun e përshkallëzimit që mund të krijojë një konflikt global. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, edhe pse është i kuptueshëm apeli i autoriteteve ukrainase”.

Guterres ka pohuar se OKB-ja do të akordojë edhe 40 milionë dollarë të tjera për ndihma humanitare në Ukrainë. Duke folur në Nnju Jork, ai tha se fondet do të përdoren për çuar në vendin e goditur nga lufta gjëra esenciale, si ushqim, ujë dhe ilaçe, përveç ndihmës në të holla pë rata që kanë nevojë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kemi mundësi. Kjo luftë nuk dëmton vetëm Ukrainën, është një kërcënim edhe për njerëzit dhe vendet më vulnerabël në botë, është një ‘shpatë Demokleu’ mbi ekonominë globale, sidomos për vendet në zhvillim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë