Bota

Ukraina vret gjeneralin e katërt rus, udhëhoqi trupat në 2015 në Donbas

Gazeta Si – Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashenko, njoftoi vrasjen e gjeneralit rus Oleg Mityaev në betejën në Mariupol sipas BBC.

Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim, as nga pala ruse dhe as nga burime të pavarura.

Në video-apelin e tij të natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij, kishte njoftuar vrasjen e një gjenerali tjetër rus, i katërti që nga fillimi i konfliktit, pa specifikuar emrin e tij. Veterani sirian Mityaev, 47 vjeç, komandonte divizionin e pushkëve të motorizuara 150.

Fotografia e trupit të tij u postua nga regjimenti ukrainas Azov, i cili dyshohet se vrau gjeneralin së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të një komandoje të forcave speciale ruse.

Gazeta ukrainase “Telegraf”, kujton se gjenerali Mityaev udhëhoqi trupat ruse në vitin 2015 në Donbas.

Në 20 ditë luftime, forcat mbrojtëse të Ukrainës vranë dhjetë anëtarë të komandës së trupave ruse.

Midis tyre, katër gjeneralë vdiqën në luftime (përveç Mityaev, Vitaly Gerasimov, Andriy Kolesnikov dhe Andriy Sukhovetsky), tre kolonelw dhe tre nënkolonelë.

Lajmi u raportua nga Qendra për Kundër Dezinformimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Qeveria ukrainase pretendon gjithashtu se rusët “kanë vendosur të përfshijnë kadetët e parë të institucioneve të arsimit të lartë ushtarak në konflikt”, sepse “ata kanë humbur 40% të njësive të dislokuara në terren” dhe “kanë probleme me furnizimin me municion për trupat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë