I veshur me një xhaketë dhe me helmetë në kokë, gazetari kinez Lu Yuguang qëndron anës një rruge ndërsa një tank rus mësyn përpara. “Unë jam në vijën e frontit në Mariupol,” thotë ai. Më pas ai interviston një ushtar rus i cili thotë se nuk është nervoz pasi ka “luftuar për tetë vjet”. Në një pamje tjetër, Lu flet me një grup ushtarësh rusë në pjesën e pasme të një automjeti ushtarak.
Lu, një reporter veteran i luftës për median kineze të lajmeve, Phoenix TV, është ndoshta i vetmi korrespondent i huaj i përfshirë me trupat ruse ndërsa ato vazhdojnë pushtimin brutal të Ukrainës.
Ai ka përcjellë disa lajme nga qytetet nën sulmin rus që nga fillimi i pushtimit pothuajse tre javë më parë, duke përfshirë edhe Mariupolin ku autoritetet lokale thonë se mijëra njerëz janë vrarë.
Lu duket se ka fituar akses ekskluziv në anën ruse të konfliktit. Në një raport më 2 mars, ai intervistoi udhëheqësin e republikës së vetëshpallur në Donetsk, Denis Pushilin.
Lu tha se milicia e Donetskut nuk mund të krahasohet me forcat ukrainase, “por me ndihmën e forcave ruse, milicia e Ukrainës Lindore ka çliruar 40 zona të banuara brenda vijës administrative. Fitorja vazhdon të zgjerohet”.
The Guardian nuk është në dijeni të ndonjë gazetari tjetër të huaj që raporton nga afërsi të tilla në anën ruse të pushtimit.
Një fushatë e gjatë e qeverisë ruse kundër mediave të pavarura është intensifikuar që nga fillimi i luftës, me media të huaja në mesin e atyre që u detyruan t’i japin fund operacioneve pasi Vladimir Putin firmosi një ligj që parashikonte dënim 15-vjet për ato që Kremlini i konsideron “lajme të rreme”.
Si i tillë, qasja e pazakontë e reporterit Lu në ushtrinë ruse është në kontrast të plotë me atë të reporterëve të tjerë. Ai ka nxitur gjithashtu pyetje në lidhje me shkallën e bashkëpunimit midis Moskës dhe Pekinit.
Meqenëse të dy qeveritë nënshkruan një “partneritet të pakufizuar” pak para se Rusia të hynte në luftë në Ukrainë, Pekini ka luftuar të balancojë mbështetjen e tij për Moskën me dënimin global të pushtimit dhe një sërë sanksionesh ndërkombëtare. Ajo ka kërkuar nga jashtë të mbajë një pozicion neutral në konflikt, por refuzon të etiketojë aktin e Rusisë si një pushtim ose luftimet si një luftë dhe ka përforcuar narrativat antiperëndimore, duke fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për konfliktin.
Pekini ka nxitur gjithashtu dezinformimin rus dhe teoritë konspirative, duke përfshirë akuzat e padëshmuara se laboratorët e financuar nga SHBA në Ukrainë prodhonin fshehurazi armë kimike, dhe pretendimet e hershme nga media shtetërore ruse se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ishte arratisur nga Kievi.
Lu është një gazetar i njohur në Kinë, në karrierën e tij ai ka raportuar nga Tencent, Sohu dhe Sina.
Raportet e tij nga Ukraina kanë përfshirë dezinformatat ruse si psh pretendimet e më shumë se 1000 njerëzve të mbajtur peng si mburoja njerëzore nga militantët ukrainas.
Sipas profileve në faqen e internetit të Phoenix TV dhe lajmeve të publikuara rreth Lu, korrespondenti është një ish-oficer i marinës në Ushtrinë Çlirimtare Popullore, i cili ka jetuar në Moskë për disa dekada dhe ka mbuluar ngjarje të tilla si luftën çeçene, ku thuhet se kishte mbrojtje ushtarake ruse.
Ai ka marrë çmime të shumta nga qeveria dhe ushtria ruse për raportimin e tij.
Ai ka thënë më herët se media e tij ka marrëdhënie të mira me figura të inteligjencës në Rusi.
Prof Steve Tsang, drejtori i Institutit Soas China, tha se Lu mund të ketë fituar akses nëpërmjet lidhjes së tij personale me Rusinë, ose për shkak të mbështetjes së përgjithshme të Kinës për qeverinë e Rusisë.
“Ato nuk janë reciprokisht ekskluzive. E vetmja gjë që unë mendoj se e dimë me siguri është se Rusia nuk do të lejojë asnjë gazetar të huaj të përfshihet në forcat ruse nëse nuk është e sigurt që gazetari i huaj i përfshirë do të portretizojë forcat dhe përpjekjet ruse në një dritë pozitive. Fakti që Lu është i përfshirë duhet të tregojë se autoritetet ruse e njohin atë mjaft mirë për të qenë të sigurt se ai nuk do të shkruante negativisht për përpjekjet ruse të luftës.
Phoenix TV nuk iu përgjigj pyetjeve se si Lu mund të raportonte ngjitur me trupat ruse.
“The Guardian”/ Përshtati në shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje