Politike

Salianji: Basha do të dorëhiqet

Një ditë më parë, Grida Duma tha se Lulzim Basha kishte afat deri sot 17 mars për të dhënë dorëheqjen. Por deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se kjo nuk është çështje ultimatumesh, i bindur kësaj here se Basha do të dorëhiqet

“Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk është çështje ultimatumesh. Afatet janë për të bërë zgjidhjen më të mirë.

Besoj se Basha do të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve të PD-së.

Kjo krizë vjen për shkak të mungesës së besimit që kanë shqiptarët te Lulzim Basha.

Nuk ka për të pasur tërheqje, por mesa shoh dhe e kuptoj politikën, do ketë dorëheqje,” tha Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë