Elmar Brok, ish-eurodeputeti gjerman i CDU-së pjesë e Partisë Popullore Evropiane ka mbërritur në Tiranë me një axhendë që po mbahet larg vëmendjes së medias. Kjo edhe për rëndësinë që po marrin zhvillimet e brendshme të PD-së, aty ku PPE-ja deri para zgjedhjeve të 6 marsit nuk u përfshi në konfliktin brenda partisë.
Elmar Brok mësohet se ka mbërritur të mërkurën në mbrëmje në Tiranë. Ai ka zhvilluar një takim me Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në PD.
Në anën tjetër, Brok është takuar edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndaj të cilit ka një presion të shtuar nga deputetët që të dorëhiqet dhe të hapë garën në parti.
Lulzim Basha nuk është dukur ende në media apo në ndonjë aktivitet politik deri të enjten ndërsa punimet e Kuvendit u mbizotëruan nga fjala e Sali Berishës i cili foli për rëndësinë e ndërtimit te TAP-it në kohen e tij nga ku sot po kalon gazi për Evropën ku po shmanget Rusia dhe më pas tha shkurt për mediat se i gjithë angazhimi i tij aktualisht ishte për bashkimin e partisë.
Paralelisht me negociatat e Brok në Tiranë ka mbërritur edhe i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane Manuel Sarrazin i cili do të zhvilloje takim si me palën zyrtare i përfaqësuar jo nga Basha por Enkeled Alibeaj ashtu edhe me palën e Berishës i përfaqësuar nga Genc Pollo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje