Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i kërkoi SPAK të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e aferës së inceneratorëve.
Tabaku deklaroi se SPAK duhet t’i mbledhë të treja në një dosje të vetme pasi sipas grupi ka funksionuar si një vetëm.
“Pyetja më e rëndësishme është se ku kanë shkuar paratë. Tre persona pa asnjë kapital me të vetmen karakteristikë që ishin mbështetës të njerëzve që ishin në pushtet. Qeveria shqiptare ka lindur çdo ligj të mundshëm. Kontrata e Elbasanit është kontrata më flagrante. Kontrata e parë është fituar nga AlbTech.
I kërkojmë SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. Duhet t’i mbledhë të treja në një dosje të vetme. Grupi ashtu si ka funksionuar në faza të ndryshme ka operuar si një i vetëm. Nga ana tjetër kanë marrë edhe pagesa, i kanë fshehur pronarët e tyre të vërtetë. Të treja kompanitë janë krijuar me një fond 100 mijë lekë. Kërkesa e parë ndaj SPAK, të treja duhen hetuar së bashku”, tha Tabaku.
Sipas saj, “50 individët edhe në nivel politik janë po të njëjtët që hartojnë kontratat, zbatojnë kontratat. Besoj që në kallëzimin që kemi përgatitur që do dorëzohet sot pranë SPAK me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda financiare, pastrimi i produktit të veprës penale, provohet ekzistenca e këtij grupi kriminal. Skema që ne kemi përgatitur këtu bën fjalë për 40 kompani të lidhura me njëra tjetrën që kanë vepruar dhe janë duke vepruar”
Tabaku prezantoi skemën e operimit të kompanive që sipas saj kanë përfituar kontratat me vlerë 430 mln euro.
“Skema, që ju e shihni këtu, është ajo e lidhjes së tre personave që kanë krijuar mbi 40 kompani (por që ne nuk I kemi paraqitur të gjitha). Të gjithë të punësuarit në kompanitë e inceneratorëve janë njerëz të lidhur me njëri tjetrin përmes lidhjeve miqësore dhe historike mes tyre. Mirel Mërtiri njihet me Zoton, të dy udhëtojnë me Ahmetaj dhe Gjiknurin, më pas Gugallja hap një kompani që gjithë punimet ia jep po Zotos. Më pas krijojnë kompani auditimi me njerëz që janë këshilltarë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, e më tej administratorët janë po ashtu qytetarë që kanë punuar në kompanitë e zv.kryeministrit aktual, apo në kompanitë e Mërtirit dhe Zotos” tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje