“Një konflikt nuk është në interesin e askujt”. Presidenti kinez Xi Jinping ia tha këtë presidentit amerikan Joe Biden gjatë bisedës së tyre telefonike të premten në 9 të paradites me orën amerikane.
Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së nuk mund të arrijnë në fazën e konfrontimit, gjë që nuk është në interesin e askujt. Kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë bisedës përmes një videokonference me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në lidhje me krizën në Ukrainë. “Kriza ukrainase është diçka që ne nuk duam ta shohim,” tha Xi, cituar nga People’s Daily, gazeta e lajmeve e Partisë Komuniste Kineze.
“Ngjarjet tregojnë edhe një herë se marrëdhëniet mes shteteve nuk mund të arrijnë pikën e konfrontimit. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt”, tha presidenti kinez, duke shtuar se “paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të bashkësisë ndërkombëtare”.
CNN raportonte me herët në një shkrim të saj pesë arsye se pse ishte e rëndësishme telefonata midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping
Sipas analizës së CNN telefonata vjen në një moment kritik në luftën Rusi-Ukrainë
Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po peshon nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, e kërkuar nga kjo e fundit pasi humbjeve të mëdha të ushtrisë së saj në Ukrainë.
Nëse Kina bie dakord, ajo mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin për dekadat e ardhshme.
Biden dhe Xi kanë botëkuptime shumë të ndryshme: Para konfliktit në Ukrainë, Biden dukej se synonte të ripërqendronte politikën e jashtme amerikane drejt Azisë, ku ai e sheh konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës si një sfidë përcaktuese të shekullit të ardhshëm. Dhe ndërsa kriza e Ukrainës ka shqetësuar Shtëpinë e Bardhë javët e fundit, zyrtarët këmbëngulin se ata janë ende në gjendje të ruajnë vizionin e tyre mbizotërues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje