Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është në ditët e fundit të detyrës në Shqipëri. Ai ka marrë emërimin për postin e ri në Bruksel, ndërsa dha për mediat këtë të shtunë edhe një vlerësim të progresit të vendit tonë në tre vite e ca.
“Kur arrita punën në Shqipëri ishte e nevojshme që Shqipëria të mbushte disa kërkesa, sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Shqipëria ka bërë përparime të duhura në 24 Mars 2020 kur këshilli mori vendimin e duhur të Shqipërisë. Vitin e shkuar në Qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur më parë. Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave”, tha ai nga Korça.
Soreca vlerësoi veçanërisht reformën në drejtësi.
“Reforma në drejtësi ka pasur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese”, vijoi ai.
Ambasadori shprehu bindjen se BE do të ndihmojë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u përballur me krizën e çmimeve.
“Jam plotësisht i vetëdijshme për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo ne saje te sanksioneve. BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet. Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë”, shtoi Ambasadori.
Soreca shmangu komentet mbi krizën e brendshme të Partisë Demokratike dhe nuk iu përgjigj pyetjes nëse Ambasadori i ri i BE do të bashkëpunojë me PD, nëse kjo e fundit rimerret në drejtim nga Sali Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje