Politike

Një ditë në muaj pa makina, Rama: Do të fuqizojmë transportin publik dhe nxisim biçikletat

Qeveria do të synojë që të paktën një ditë në muaj të ndalojë makinat në Tiranës.

Duke postuar foto nga aktivitetet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, që këtë të martë është lënë plotësisht për këmbësorët, Kryeministri Edi Rama njoftoi gjithashtu se do të punojë së bashku me bashkitë për të fuqizuar transportin publik dhe nxitur përdorimin e biçikletave.

“Dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, shkroi Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë