Deputetë të Komisionit të Rithemelimit kanë kërkuar Kryeministrin Edi Rama në interpelancë për 3 çështje kryesore që lidhen me paketën e masave për përballimin e krizës: gjendja e rezervave materiale të shtetit dhe gjendja e rezervës së sigurisë të naftës.
Kërkesa e deputetëve u paraqit një javë më parë, por nga maxhoranca u refuzua për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përfshirë në rendin e ditës.
Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancë nesër (e enjte), sepse do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel.
Ndërkohë po të enjten, në rendin e ditës është përcaktuar edhe zhvillimi për 3 orë i mocionit me debat për rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme kërkuar nga PD. Për këtë debat është ndarë edhe koha e diskutimit, ku Grupi i PS-së ka 100 minuta në dispozicion, Grupi Parlamentar Demokrat 45 minuta, 9 minuta janë në dispozicion të “Aleanca për Ndryshim”, 9 minuta grupi “Për Demokraci dhe Integrim” dhe 17 minuta deputetët e pavarur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje