Partia Socialiste është gati që të votojë përbërjen dhe nisjen e punës së dy komisioneve të posaçme të kërkuara nga Partia Demokratike, atë për reformën administrative-territoriale dhe komisionin për reformën zgjedhore.
Por, PS thotë se është PD ajo që nuk ka dorëzuar ende emrat e anëtarëve të këtyre komisioneve.
“Nëse PD i ka gati emrat nesër, ne do t’i miratojmë nesër. Pati një ndërprerje prej zgjedhjeve të 6 marsit dhe një pjesë e grupeve parlamentare ishin të angazhuar aty. Kjo është ezauruar. Nëse PD i sjell nesër emrat i kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mund të mblidhen dy komisionet përkatëse”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Sipas Ballës, situata e krijuar në PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nuk ka pse të pengojë ngritjen e këtyre komisioneve.
“Di që Alibeaj është aty dhe drejton grupin e PD dhe kështu që nesër mund të kemi emrat për të vijuar punën me dy komisionet, reformën zgjedhore dhe vlerësuar mundësitë për reformën territoriale”, deklaroi ai.
Sa i takon reformës zgjedhore, Taulant Balla u shpreh se PS e ka të qartë kërkesën kryesore. “Duam që të votojnë emigrantët që në zgjedhjet e 2025-s”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje